[NR SHPALLJES]

INSTITUTI I STATISTIKAVE

Logo

Instituti i Statistikave (INSTAT), kërkon të punësojë punonjës me kontratë pune në pozicionet:
3 Specialistë Programist IT, në kuadër të Censin e Popullsisë dhe Banesave 2020

TITULLI I SHPALLJES (3) SPECIALISTË PROGRAMIST IT, NË KUADËR TË CENSIT TË POPULLSISË DHE BANESAVE 2020
Termat e referencës:
• Zhvillon, teston, mirëmban dhe dokumenton programe për kompjuter për proceset e ndryshme të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020.
• Ndihmon në kontrollin e aplikacioneve të reja përpara së të zbatohen për të përcaktuar lehtësinë e përdorimit dhe për të gjetur problemet e mundëshme.
• Harton programe për të gjeneruar raporte sipas nevojave.
• Krijon dhe mirëmban bazat e të dhënave të aplikacioneve për të cilat është përgjegjës.
• Trajnon stafin e suportit të TI në terren, ndihmon në procesin e instalimit dhe konfigurimit të pajisjeve për mbledhjen e të dhënave.
• U përgjigjet kërkesave të përdoruesve për asistencë. Identifikon burimin e problemit (software ose gabim anketuesi/kontrollori) dhe zgjidh problemin, e referon dhe e diskuton problemin me eprorin.
• Punon në grup, atëhere kur i ngarkohet, për të zhvilluar pjesë të caktuara të një aplikacioni.
• Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen.
Kriteret e përzgjedhjes së Operatorëve:Të ketë përfunduar studimet universitare në Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Informatike, ose fusha të ngjashme.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
Informacione te tjera:a - Periudha e punësimit - 30 muaj ( për vitet 2019, 2020, 2021)
b - Në linkun më poshtë gjeni pershkrimin e detajuar të punës për pozicionin
Material plotësueshttp://www.instat.gov.al/media/6096/p%C3%ABrshkrim-pune-p%C3%ABr-specialist-it-programist-p%C3%ABr-cens-2020.pdfAfati i aplikimit:8/8/2019
Aplikimi realizohet nëpërmjet faqest së Institutit të Statistikave në seksionin e vëndeve vakante për pozicionet me kontrata të përkohëshme.

Në ngarkim ...