[NR SHPALLJES]

INSTITUTI I STATISTIKAVE

Logo

Instituti i Statistikave (INSTAT), kërkon të punësojë punonjës me kontratë pune në pozicionet:
Specialist Rrjeti pranë njësisë së Teknologjisë së Informacionit(TI), në kuadër të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020

TITULLI I SHPALLJES SPECIALIST RRJETI PRANË NJËSISË SË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT(TI)
Termat e referencës:
• Instalon, konfiguron, mirëmban tabletat/paisjet kompjuterike në përdorim nga stafi i terrenit;
• Siguron çështjet teknike për infrastrukturën (serverat) e institucionit për të siguruar funksionimine pandërprerë të Censit.
• Jep zgjidhje në lidhje me çështjet teknike për problematikën që ndeshin përdoruesit, ne lidhje me rrjetin fizik dhe pajisjet aktive te rrjetit;
• Jep zgjidhje në lidhje me çështjet teknike për problematikat që ndesh stafi i terrenit( anketues/kontrollorë/mbikqyrës);
• Mbështet stafin e terrenit në lidhje me përdorimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit nëpërmjet asistencës teknike;
• Merr pjesë në trajnim;
• Merr pjesë në përzgjedhjen e stafit kontrollor/anketues;
• Sigurohet që të ketë komunikim të vazhdueshëm me stafin e terrenit, Përgjegjësit të Njësisë Bashkiake dhe Drejtuesin e Njësisë së TI të Censit;
• Trajnon anketuesit/kontrollorët për përdorimin e TI;
• Sigurohet që anketuesit/kontrollorët përdorininfrastrukturën e TI sic duhet gjatë procesit të mbledhjes së të dhënave;
• Raporton çdo problem serioz tek kreu i njësisë TI sa më shpejtë të jetë e mundur;
• U përgjigjet kërkesave të përdoruesve për asistencë. Identifikon burimin e problemit (software/hardware ose gabim anketuesi/kontrollori) dhe zgjidh problemin, e referon dhe e diskuton problemin me Njësinë TI të Censit;
• Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen.
Kriteret e përzgjedhjes së Operatorëve:Arsimi: Niveli Bachelor, Preferohet fusha e studimeve Elektronikë, ose fusha të ngjashme.
Informacione te tjera:a - Periudha e punesimit - 30 muaj ( per vitet 2019, 2020, 2021)
b - Ne linkun me poshte gjeni pershkrimin e detajuar te punes per pozicionin
Material plotësueshttp://www.instat.gov.al/media/6097/p%C3%ABrshkrim-pune-p%C3%ABr-specialist-it-specialist-rrjeti-p%C3%ABr-cens-2020.pdfAfati i aplikimit:8/8/2019
Aplikimi realizohet nëpërmjet faqest së Institutit të Statistikave në seksionin e vëndeve vakante për pozicionet me kontrata të përkohëshme.

Në ngarkim ...