[NR SHPALLJES]

INSTITUTI I STATISTIKAVE

Logo

Instituti i Statistikave (INSTAT), kërkon të punësojë punonjës me kontratë pune në pozicionet:
50 ANKETUES TERRENI në kuadër të Projektit Pilot të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020

TITULLI I SHPALLJES 50 ANKETUES TERRENI NË KUADËR TË PROJEKTIT PILOT TË CENSIT TË POPULLSISË DHE BANESAVE 2020
Termat e referencës:
 Anketuesi është personi përgjegjës për mbledhjen e informacionit sipas pyetsorit të ingranuar në tablet, sipas udhëzimeve të përgatitura nga specialistët përkatës të INSTAT-it dhe rekomandimeve ndërkombëtare;
 Viziton të gjitha banesat dhe NjEF të cilat duhet të intervistohen, bazuar në hartën e ZC tuaj dhe në planin që ju keni bërë.
 Detyra kryesore e anketuesit në census është numërimi me cilësi i të gjithë NjEF-ve brenda zonës tuaj (ZC) dhe përfundimi i regjistrimit te tyre brenda afateve të caktuara.
 Merr përsipër të gjithë detyrat nga kontrollori ose nga Zyra Rajonale e Censusit dhe raporton për ecurinë e punës.
 Raportoni çdo ditë me telefon celular me kartën e dhënë nga INSTAT-i për numrin e banesave, NjEF-ve dhe personave që keni numëruar një ditë më parë, si dhe numrin e refuzimeve të një dite më parë.
 Anketuesi është i detyruar të ndjekë me përgjegjësi trajnimin, që do të organizohet nga stafi i INSTAT si dhe të studiojë udhërrëfyesin përpara se të shkojë në terren;
 Anketuesi duhet të ketë paraqitje serioze në punë, të sillet në mënyrë korrekte, të jetë i komunikueshëm dhe këmbëngulës për të marrë informacionin e kërkuar;
 Bazuar në Ligjin Nr. 17/2018 “Për Statistikat Zyrtare”, anketuesi duhet të respektojë rregullat e konfidencialitetit;
Kriteret e përzgjedhjes së Operatorëve:Kriteret për rekrutimin e anketuesve, janë:
 Të kenë diplomën e shkollëssë mesme (arsimi i lartë përbën avantazh)
 Të jenë banorë rezidentë në Bashkinë përkatëse;
 Preferohen të jenë të moshës nga 21 deri në 60 vjec;
 Të jenë të aftë të lëvizin nëdistancë të largëta;
 Të zotërojnë aftësitë mira komunikuese;
 Të jenë të familjarizuar në përdorimin e mjeteve komunikuese, (kompjuter tablet);
 Të jenë të gatshëm për ndjekjen e punës në terren
 Të jenë të papunë;
 Personat me eksperienca të mëparshme në vrojtime përbëjnë avantazh
Informacione te tjera:Sqarim:
TE GJITHE APLIKANTET, NE CV-NE E TYRE, TE SPECIFIKOJNE NJESINE ADMINISTRATIVE PER TE CILEN KERKOJNE TE PUNOJNE, SIPAS TABELES SE SHPERNDARJES TE CILEN E GJENI BASHKELIDHUR KETIJ NJOFTIMI
Material plotësuesPershkrimi i punes dhe tabela e shperndarjes: http://instat.gov.al/media/6068/anketues-terreni-_-pershkrimi-punes-dhe-tabela-e-shperndarjes.pdfAfati i aplikimit:8/23/2019
Aplikimi realizohet nëpërmjet faqest së Institutit të Statistikave në seksionin e vëndeve vakante për pozicionet me kontrata të përkohëshme.

Në ngarkim ...