[NR SHPALLJES]

INSTITUTI I STATISTIKAVE

Logo

Instituti i Statistikave (INSTAT), kërkon të punësojë punonjës me kontratë pune në pozicionet:
10 KONTROLLOR në kuadër të Projektit Pilot të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020

TITULLI I SHPALLJES 10 KONTROLLOR NË KUADËR TË PROJEKTIT PILOT TË CENSIT TË POPULLSISË DHE BANESAVE 2020
Termat e referencës:
 Mban kontaktet me Mbikqyrësin, Specialisti IT, Specialisti GIS;
 Tërheq bazën materiale nga Mbikqyrësi dhe nënshkruan procesverbalin përkatës;
 Mban përgjegjës per sigurinë e bazës material të marë në ngarkim;
 Siguron disponibilitetin e materialeve (tabletë) gjatë trajnimit të Anketuesve.
 Kryen dorezimin e të gjithë bazës material tek anketuesi dhe nënshkruan procesverbalin përkatës;
 Komunikon dhe raporton tek Mbikqyrësi për çdo problem logjistik gjatë terrenit.
 Kujdeset për grumbullimin e të gjithë bazës materiale nga anketuesit e varesisë dhe nënshkruan procesverbalin përkatës;
 Dorëzon bazën materiale sipas kushteve të percaktuara të marë në ngarkim te Mbikqyresi dhe nënshkruan procesverbalin përkatës.
 Kontrollori është i detyruar të ndjekë me përgjegjësi trajnimin, që do të organizohet nga stafi i INSTAT si dhe të studiojë udhërrëfyesin përpara se të shkojë në terren;
 Kontrollori duhet të ketë paraqitje serioze në punë, të sillet në mënyrë korrekte, të jetë i komunikueshëm;
 Bazuar në Ligjin Nr. 17/2018 “Për Statistikat Zyrtare”, kontrollori duhet të respektojë rregullat e konfidencialitetit;
Kriteret e përzgjedhjes së Operatorëve: Të kenë diplomën e shkollës së mesme (arsimi i lartë përbën avantazh)
 Të jenë banorë rezident në Bashkinë/njësinë administrative përkatëse;
 Preferohen të jenë të moshës nga 21 deri në 60 vjeç;
 Të jenë të aftë të lëvizin në distanca të largëta;
 Të zotërojnë aftësi të mira komunikuese;
 Të jenë të familjarizuar në përdorimin e mjeteve komunikuese, (kompjuter tablet);
 Të jenë të gatshëm për ndjekjen e punës në terren
 Të jenë të papunë;
 Personat me eksperienca të mëparshme në vrojtime përbëjnë avantazh.
Informacione te tjera:Sqarim:
TE GJITHE APLIKANTET, NE CV-NE E TYRE, TE SPECIFIKOJNE NJESINE ADMINISTRATIVE PER TE CILEN KERKOJNE TE PUNOJNE, SIPAS TABELES SE SHPERNDARJES TE CILEN E GJENI BASHKELIDHUR KETIJ NJOFTIMI
Material plotësuesPershkrimi i punes dhe tabela e shperndarjes ne rrethe: http://instat.gov.al/media/6069/kontrollor-terreni-_-pershkrimi-punes-dhe-tabela-e-shperndarjes.pdfAfati i aplikimit:8/23/2019
Aplikimi realizohet nëpërmjet faqest së Institutit të Statistikave në seksionin e vëndeve vakante për pozicionet me kontrata të përkohëshme.

Në ngarkim ...