#00000045

Instituti i Statistikave

Logo
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës "Gjeoinformatikë / Informatike / Gjeografi / Inxhinieri gjeologji ". Niveli minimal i diplomës "Master profesional"

1. Specialist - Sektori i Gjeoinformacionit (GIS), Drejtoria e Statistikave Rajonale dhe Gjeoinformacionit, Drejtoria e Pergjithshme e Teknologjise se Informacionit dhe Mbledhjes se te Dhenave, Instituti Statistikave - Kategoria: III-b

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme

Për të dy procedurat (lëvizje paralele, pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

13/7/2019


Afati për dorëzimin e dokumentave për:

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

18/7/2019

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
Specialisti i Gjeoinformacionit përgjigjet tek Përgjegjësi i Sektorit të Gjeoinformacionit për menaxhimin e çështjeve, që lidhen me sistemet e informacionit gjeohapsinor dhe të dhënat statistikore të referuara gjeografikisht në Institutin e Statistikave, ku përfshihen krijimi, ruajtja, përditësimi, zhvillimi, analizimi dhe publikimi.
1
levizje paralele
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a - Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
b - Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c - Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të kenë arsim të lartë në Gjeografi/Inxhinieri Gjeologji/Gjeoinformatike/Informatike, të nivelit “Master Profesional”.
b- Edhe diploma e nivelit Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://instat.gov.al/media/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx

b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Institutit të Statistikave, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
http://rekrutime.instat.gov.al/help.pdf

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 13/7/2019
1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 15/7/2019, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Institutit të Statistikave, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Institutit të Statistikave, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Institutit të Statistikave, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
1. Njohuritë mbi Ligjin Nr.17/2018 “Për statistikat zyrtare”.
2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 152/201”Për Nëpunësin Civil” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim
të tij.
3. Njohuri mbi klasifikimet NUTS te KE, Urban Audit City, Degurba, Grid Data
http://ec.europa.eu/eurostat/documents/3859598/6948381/KS-GQ-14-006-EN-N
4. Njohuri mbi "Principles and Recommendations for Population and Housing Censuses Rev3"
https://unstats.un.org/unsd/publication/seriesM/Series_M67Rev3en.pdf
5. Njohuri mbi "Handbook on Geospatial Infrastructure in support of Census Activities"
https://unstats.un.org/unsd/demographic/standmeth/handbooks/series_f103en.pdf
6. Njohuri mbi direktiven INSPIRE ne lidhje me statistikat e KE - Tema Shperndarja e
popullesise/Demografia dhe Njesite Statistikore
https://inspire.ec.europa.eu/id/document/tg/pd
https://inspire.ec.europa.eu/id/document/tg/su
7. Njohuri mbi Infrastrukturen Kombetare te te Dhenave Hapesinore - NSDI
www.qbz.gov.al
8. Njohuri mbi Programin Kombetar te Statistikave Zyrtare 20170-02021

https://books.goalkicker.com/MicrosoftSQLServerBook/
1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
2
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen elektronike të Institutit të Statistikave, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut, duke filluar nga data 18/7/2019
2.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a - Të jetë shtetas shqiptar;
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të kenë arsim të lartë në Gjeografi/Inxhinieri Gjeologji/Gjeoinformatike/Informatike, të nivelit “Master Profesional”.
b- Edhe diploma e nivelit Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
2.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://instat.gov.al/media/images/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx
b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Institutit të Statistikave, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
http://rekrutime.instat.gov.al/help.pdf

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 18/7/2019
2.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 28/7/2019, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Institutit të Statistikave, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Institutit të Statistikave, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Institutit të Statistikave, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
1. Njohuritë mbi Ligjin Nr.17/2018 “Për statistikat zyrtare”.
2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 152/201”Për Nëpunësin Civil” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim
të tij.
3. Njohuri mbi klasifikimet NUTS te KE, Urban Audit City, Degurba, Grid Data
http://ec.europa.eu/eurostat/documents/3859598/6948381/KS-GQ-14-006-EN-N
4. Njohuri mbi "Principles and Recommendations for Population and Housing Censuses Rev3"
https://unstats.un.org/unsd/publication/seriesM/Series_M67Rev3en.pdf
5. Njohuri mbi "Handbook on Geospatial Infrastructure in support of Census Activities"
https://unstats.un.org/unsd/demographic/standmeth/handbooks/series_f103en.pdf
6. Njohuri mbi direktiven INSPIRE ne lidhje me statistikat e KE - Tema Shperndarja e
popullesise/Demografia dhe Njesite Statistikore
https://inspire.ec.europa.eu/id/document/tg/pd
https://inspire.ec.europa.eu/id/document/tg/su
7. Njohuri mbi Infrastrukturen Kombetare te te Dhenave Hapesinore - NSDI
www.qbz.gov.al
8. Njohuri mbi Programin Kombetar te Statistikave Zyrtare 20170-02021

https://books.goalkicker.com/MicrosoftSQLServerBook/
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
2.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit ne Shërbim Civil në kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen elektronike të Institutit të Statistikave, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure duke filluar nga data 28/7/2019.


Në ngarkim ...