#00000028

INSTITUTI I STATISTIKAVE

Logo
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
NGRITJE NË DETYRË
NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE

Drejtor - Drejtoria e Bujqesise dhe Mjedisit, Instituti Statistikave - Kategoria: ll-b

Drejtor - Drejtoria e Bujqesise dhe Mjedisit, Instituti Statistikave - Kategoria: ll-b

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin

Për të dy procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

16/6/2019


Afati për dorëzimin e dokumentave për:

NGRITJE NË DETYRË

21/6/2019


Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
Drejtori i Drejtorise se Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit (DSBM) përcakton, harton, përpunon dhe prodhon të gjithë treguesit statistikorë të sektorit bujqësorë dhe mjedisor të miratuara në Programin e Statistikave Zyrtare (PSZ) . Në procesin e punës për realizimin objektivave të vendosur në PSZ kjo drejtori komunikon, bashkëpunon dhe bashkëvepron me të gjithë drejtoritë e tjera në INSTAT dhe sektorët e tyre përbërës. DSBM harton rregulloren specifike mbi funksionimin e brendshëm të drejtorisë mbështetur në parimet e komunikimit dhe bashkëpunimit.
1
levizje paralele
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a - Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (II-b)
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vertetuar me një dokument nga institucioni);
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor apo Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike”, në Shkenca Ekonomike.
b- Edhe diploma e nivelit Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
c- Te ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune në profesion.
1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://instat.gov.al/media/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx

b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Institutit të Statistikave, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
http://rekrutime.instat.gov.al/help.pdf

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 16/6/2019
1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 18/6/2019, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Institutit të Statistikave, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Institutit të Statistikave, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
1. Njohuritë mbi Ligjin Nr.9180, datë 05.02.2004
2. “Për statistikat zyrtare”, i ndryshuar;
3. Njohuritë mbi Ligjin e Nëpunësit Civil nr. 152/2013
4. Njohuri mbi rregulloren e Eurostat për prodhimin e statistikave të Blegtorisë:
- Rregullore Nr.1165/2008 të KE për Statistikat e Blegtorisë dhe Prodhimeve
5. Njohuri mbi rregulloren e Eurostat për prodhimin e statistikave të Prodhimit Bimor
- Regullore 543/209 per “Statistikat vjetore te prodhimit bimor”
6. Njohuri mbi rregulloren e Eurostat për prodhimin e statistikave të Mbetjeve
- Regullore 2150/2002 per “Statistikat e Mbetjeve” .
7. Njohuri mbi rregulloren e Eurostat për Llogaritë ekonomike në Bujqësi
- Regullorja 138/2004 per “Llogaritë ekonomike në Bujqësi”
8. Njohuri rreth Kodit të Praktikave Evropiane
1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
2
NGRITJA NE DETYRE
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.Këtë informacion do ta merrni në faqen elektronike të Institutit të Statistikave, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut, duke filluar nga data 21/6/2019
2.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a - Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë (III-a; III-a/1)
b - Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vertetuar me një dokument nga institucioni);
c - Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në në Shkenca Ekonomike.
b- Edhe diploma e nivelit Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
c- Te ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune në profesion.
2.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://instat.gov.al/media/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx
b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Institutit të Statistikave, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
http://rekrutime.instat.gov.al/help.pdf

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 21/6/2019
2.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 1/7/2019, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Institutit të Statistikave, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Institutit të Statistikave, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Institutit të Statistikave, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
1. Njohuritë mbi Ligjin Nr.9180, datë 05.02.2004
2. “Për statistikat zyrtare”, i ndryshuar;
3. Njohuritë mbi Ligjin e Nëpunësit Civil nr. 152/2013
4. Njohuri mbi rregulloren e Eurostat për prodhimin e statistikave të Blegtorisë:
- Rregullore Nr.1165/2008 të KE për Statistikat e Blegtorisë dhe Prodhimeve
5. Njohuri mbi rregulloren e Eurostat për prodhimin e statistikave të Prodhimit Bimor
- Regullore 543/209 per “Statistikat vjetore te prodhimit bimor”
6. Njohuri mbi rregulloren e Eurostat për prodhimin e statistikave të Mbetjeve
- Regullore 2150/2002 per “Statistikat e Mbetjeve” .
7. Njohuri mbi rregulloren e Eurostat për Llogaritë ekonomike në Bujqësi
- Regullorja 138/2004 per “Llogaritë ekonomike në Bujqësi”
8. Njohuri rreth Kodit të Praktikave Evropiane
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë
2.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit ne Shërbim Civil në kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen elektronike të Institutit të Statistikave, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure duke filluar nga data 1/7/2019.


Në ngarkim ...